Nga sot ka nisur epoka “Plori” tek Vllaznia. Ne keto momente, trajneri i ri i Vllaznise po drejton seancen e pare me kuqeblute me te cilet padyshim qe do te kerkoje suksesin ne pjesen e mbetur te sezonit.

Por nga ana tjeter, vete klubi shkodran permes faqes zyrtare e ka uruar ate per detyren e re qe ka marre persiper dhe i ka siguruar mbeshtetjen maksimale te te gjithe strukturave te tij.

“KF Vllaznia i uron suksese trajnerit Elvis Plori në detyrën që ka marrë përsipër për të drejtuar ekipin e parë bashkë me Auron Milotin dhe i siguron që do të kenë mbështetjen maksimale nga të gjitha strukturat e klubit për të arritur objektivat që kemi vënë të gjithë sëbashku”- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.

Plori do te debutoje si trajner i pare i Vllaznise ne ndeshjen e se shtunes ndaj Egnatias ne transferte dhe padyshim qe do te kerkoje te beje me te miren per te mos dale pa pike nga Rrogozhina./SHKODRA-SPORT.COM/