West Ham arriti të fitonte ndeshjen e sotme ndaj Çelsit. Skuadra e drejtuar nga Pellegrini pas disa disa rezultateve jo pozitive, arriti të fitonte në “Stamford Bridge.
Ndeshja e sotme do të jetë e paharruashme për porterin e West Ham, David Martin i cili bëri debutimin e tij në Premier League në moshën 33-vjeçare, me skuadrën e zemrës së tij.
33-vjeçari ka pasur një karrierë të gjatë. Ai ka luajtur për 11 klube dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në League One me MK Dons.
Ai bëri transferimin në West Ham këtë verë, klubin e tij të fëmijërisë dhe pritej të ishte portieri i tretë.
Por, pas dëmtimit të Lukasz Fabianski dhe gabimeve të Roberto, atij iu dha besimi nga trajneri Pellegrini që të startonte në Premier League këtë të shtunë përballë Çelsit. David Martin arriti të mbante portën e tij të paprekur të shpëtonte në disa raste për shënim.
Pas fitores, David Martin preferoi ta ndante këtë gëzim me babain e tij që ndodhej në tribunë për ta ndjekur nga afër pasi edhe ai vëtë bën tifo për West Ham.