Një histori tërësisht e rrallë ka ardhur nga CONCAF League, e cila është ekuivalente e Europa League për nga rëndësia.

Në ndeshjen mes Inter Moengatapoe dhe CD Olimpia, do të hynte në fushën e lojës dhe e nisi si titullar vetë zëvendës presidenti i klubit të Inter, Ronnie Brunsëijk.

60-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve, por nuk do të mbahet mend për asgjë tjetër në ato 54 minuta të zhvilluara gjatë mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, në shifrat 0-6 për CD Olimpia nga Hondurasi, ka qarkulluar edhe video teksa Brusnwijk u ka shpërndarë paratë futbollistëve kundërshtarë.

“CONCAF League” ka hapur hetim për këtë rast dhe pritet që të dy ekipet të përjashtohen nga kompeticioni. /Sport Ekspres/