Në Shkodër tradita familjare në sport është shumë e rëndësishme. Janë disa familje të cilat kanë patur pjesë të Vllaznisë disa persona, madje edhe tre breza rresht, duke filluar nga gjyshi, babai dhe djali. Kemi familje të tjera të cilat kanë patur disa vëllezër e motra pjesë të ekipeve sportive të këtij klubi.

Por sot do të ndalemi tek një rast tjetër. “Baballarët” e protagonistëve të këtij shkrimi kanë qenë futbollistë të shkëlqyer. Kanë luajtur të dy sëbashku për vite me rradhë me Vllazninë dhe janë shpallur kampionë. E kemi fjalën për Armando Cungun dhe Edi Martinin, mesfushorin dhe sulmuesin e talentuar të kësaj skuadre.

Të dy ata kanë luajtur sëbashku gjatë një periudhe jo të vogël. Për koinçidencë të dy ata kanë provuar edhe të jenë trajnerë të Vllaznisë në periudha të ndryshme, ndërsa sot drejtojnë ekipe të tjera.

Sot është rradha të shkruajmë për “bijtë” e tyre. Njëri është 16 vjeçari William Cungu, djali i Armandos, trajnerit aktual të
Laçit. Tjetri është 15 vjeçari Diego Martini, djali i Edit, trajnerit aktual të Teutës.

“Shkodra Sport” mëson se të dy ata sivjet do të luajnë në të njëjtin ekip, tek Vllaznia U17 dhe kanë për trajner një tjetër emër të njohur Brikeno Bizin, djalin e të madhit Sabah Bizi. Koinçidencë e bukur dhe tradita që vazhdon.

Cungu “junior” luan në të njëjtin pozicion si i ati, atë të mesfushorit organizator. Ndërsa Martini “junior” në njëfarë mënyre e ka “tradhëtuar” të atin sepse nuk luan si sulmues, por preferon atë të qendërmbrojtësit

Shpresat janë të mëdha që këto dy djem 16 vjeçarë të ecin në rrugët e baballarëve të tyre, pse jo për të shkuar edhe më lart. Të dhënat e mundësitë i kanë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shhpresojmë që të ndodhë kështu dhe t’i shohim sa me shpejt Willin dhe Diegon me ekipin e pare te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/