Të gjithë janë në pritje të nisjes së sezonit të ri dhe kuptohet që dëshira për të zbritur në fushë është e madhe. Dhe kjo, jo vetëm për ekipet e kategorisë Superiore, por edhe për ato të së parës, të së dytës, femrat dhe futbollin e moshave.
Por në Shkodër në fakt mezi presin edhe fillimin e kampionatit të kategorisë së tretë. Kjo ngaqë do të jetë një ekip i ri që do të marr pjesë në të, me objektiva të qarta dhe synime ambicioze për t’u ngjitur më lart që në fundin e këtij sezoni.
Bëhet fjalë për ekipin KF Murlani. I krijuar vetëm pak kohë më parë, ky klub duket se ka marrë shume seriozisht dhe përpos krijimit të disa ekipeve të moshave, kanë ndërtuar edhe ekipin e të rriturve dhe me të do të marrin pjesë që sivjet në kategorinë e parë.
Pjesë e këtij ekipi ditët e fundit janë bërë disa futbollistë të cilët sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e “Vllaznia B”, ekip që siç dihet tashmë është shkrirë pas krijimit të “Vllaznia U21”.
Investimi që po bëjnë vëllezërit Rraboshta tek KF Murlani duket shumë serioz dhe afatgjatë. Për këtë arsye, ky emër me siguri që do të bëhet nga viti në vit edhe më i rëndësishëm./SHKODRA-SPORT.COM/