Janë miqësore por njëkohësisht edhe teste të mira për skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri. Vllaznia bashkë me të sotme ndaj Bylisit ka luajtur deri më tani 9 ndeshje miqësore dhe ajo çfarë konstatohet është mungesa e golit.

Në 9 ndeshje (disa ndaj kundërshtarëve inferiorë), kuqeblutë kanë shënuar vetëm 7 gola dhe kjo është një mesatare e ulët prej më pak se një goli për çdo 90 minuta dhe kur ke parasysh që kanë qenë miqësore, problemi shtohet edhe më shumë.

Nga këto 7 gola, 2 prej tyre mbajnë firmën e brazilianit Victor da Silva, dy të tjerë të Dungës, ndërsa nga një gol kanë shënuar Imeri e Marku. I fundit është një autogol i një futbollisti të Pogradecit.

Vetë drejtuesit por edhe trajneri Brdariç e ka përmendur disa herë problemin e mungesës së golit, por ky i fundit nuk duket i shqetësuar sepse sipas tij, ai do të vijë. E rëndësishme për tenikun gjermano- kroat është krijimi i rasteve sepse herët a vonë do të vijnë edhe golat.

Me ardhjen edhe të sulmuesit boshnjak Dilaver, reparti ofensiv i ekipit shkodran është plotësuar dhe organika duket e plotë sepse përpos tij, në dispozicion të stafit teknik janë edhe Dunga, por edhe sulmuesit anësor Victor da Silva, Imeri, Mandiangu, Sidorenco, A.Hoxhaj, Kalaja e Çoba./SHKODRA-SPORT.COM/

MIQëSORET E VLLAZNISË:

TEUTA- VLLAZNIA 1-0

KASTRIOTI- VLLAZNIA 0-1

(Goli: Victor da Silva)

VLLAZNIA- ERZENI 2-1

(Golat: Marku, Imeri)

DEVOLLI- VLLAZNIA 0-1

(Autogol: Cane)

POGRADECI- VLLAZNIA 1-1

(Goli: Dunga)

VLLAZNIA- TEUTA 1-0

(Goli: Victor da Silva)

TIRANA- VLLAZNIA 2-1

(Goli: Dunga)

VLLAZNIA- APOLONIA 0-0

BYLIS- VLLAZNIA 0-0