Dy dite me pare ka perfunduar Turi i 77-te Çiklistik i Shqiperise dhe ne mes 12 ekipeve pjesmarrese, Vllaznia ka arritur te renditet ne vendin e dyte, menjehere pas ekipit profesionist italian “Male Mantile”.

Çiklistet shkodrane kane lene pas ne renditjen ekipore te gjithe ekipet e tjera shqiptare, por edhe dy ekipet e Maqedonise se Veriut dhe nje ekip serb te cilet kane marre pjesen ne edicionin e sivjetem te ketij Turi.

Nje paraqitje e tille nuk ka mundur te kaloje ne heshtje edhe prej kryebashkiakes se Shkodres, zj. Voltana Ademi e cila permes nje postimi ne profilin e saj ne rrjetet sociale, i ben jehone ketij suksesi dhe falenderon trajnerin Leonat Kola dhe pjestaret e ketij ekipi per kete arritje.

“Sonte kam marre një lajm të gëzueshëm nga trajneri i ekipit të çiklizmit “Vllaznia”. Përmes mesazhit, ai më njoftoi për klasifikimin në vendin e dytë të ekipit tonë “Vllaznia” në Turin Çiklistik të Shqipërisë, ku merrnin pjesë shumë shtete të Ballkanit dhe një ekip profesionist nga Italia.

Djemtë tanë çiklistë tanë bënë një paraqitje të shkëlqyer duke u renditur në vend të dytê, mbas ekipit italian, duke kryesuar kështu në krye, ekipi me i mirë në Shqipëri dhe Ballkan.

Faleminderit profesor Leonard Kola! Faleminderit djemve tanë kuqeblu të çiklizmit, që çdo vit nderojnë qytetin tonë!”-shkruan kryebashkiakja Ademi ne postimin e saj.