Kuqeblutë e Vllaznisë janë “mbretër” në këtë merkato, ndaj edhe tifozët janë kuriozë të shohin se cila do të jetë 11-shja që do të zgjedhë Tomas Brdariç për ndeshjet zyrtare.

Si askush tjetër, ata kanë prezantuar 16 lojtarë këtë verë, duke filluar nga Ardit Hoxhaj, Aleksandar Isaevski, Kasius Vinicius Koelho, Enes Isufi, Bojan Zogoviç, Viktor da Silva Matos, Uheid Hoxha, Demir Imeri, Mehdi Çoba, Nertil Hoxhaj, Kristofer Mandiangu, Ismael Dunga, Arlind Kalaja, Eni Imami dhe më i fundit Haris Dilaver.

E megjithatë, me afrimet llogaritë nuk janë mbyllur, sepse ka gjasa që të vijë edhe një mbrojtës i djathtë. Kjo mbetet per t’u pare ne ditet ne vijim sepse siç dihet, mbyllja e merkatos ka edhe disa dite qe te vije.

Vete trajneri ne fakt eshte shprehur se nuk pret ndonje befasi nga merkatoja sepse tashme e ka plotesuar skuadren ne çdo repart, por nese rastesia sjell ndonje element cilesor, gjerat mund te ndryshojne.