Ne Lezhe sonte ka feste. Beselidhja e basketbollit te meshkujve ka mundur Partizanin edhe ne ndeshjen e dyte te play-off dhe ka siguruar ngjitjen ne Superlige per sezonin e ardhshem.

Ndodh per here te pare ne historine e basketbollit lezhjan dhe padyshim qe ky eshte nje sukses. Per me teper qe arriti te eliminonte nje skuader me shume tradite e me shume trofe si Partizani.

Partizani, legjenda e basketbollit shqiptar, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e nivelit të dytë në sportin e koshit. 33-herë kampionët e Shqipërisë e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë “play out” kundër Besëlidhjes.

Takimi i zhvilluar në sallën “Farie Hoti” u fitua nga lezhjanët me rezultatin 71-65 (16-12, 16-10, 11-20, 28-23). Kështu Besëlidhja ngjitet me meritë të plotë në Superligë, duke shënuar një arritje historike për klubin.

Por tashme per drejtuesit e Bashkise del ne plan te pare zgjidhja e nje problemi shume te madh: Ndertimi i nje pallati te ri sporti ne menyre qe Beselidhja te mos kete nevoje te udhetoje drejt Tiranes per t’i luajtur ndeshjet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/