Futbolli maqedonas dhe klubet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duket se nuk do të kenë më problemet politike që kanë pasur deri më tani duke qenë se për herë të parë në histori është zgjedhur një shqiptar presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Muhamed Sejdini ia ka dalë që të triumfojë në zgjedhjet për presidencën e Federatës, ku megjithëse ishte kandidati i vetëm në listë, ka pasur edhe kontestime nga anëtarët që kishin të drejtën e votës.

Nga 96 delegatë që duhet të votonin, të pranishëm në zgjedhje kanë qenë 90 ndërkohë që 8 delegatë kanë votuar kundër zgjedhjes së tij, shifër kjo që nuk e ka zbehur fitoren e Sejdinit.

Ilco Gjorgjioski ka qenë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së fundmi, ndërkohë që Sejdini ka qenë zv. president në 5 vitet e fundit. Tashmë, ka ardhur koha për një gradë të re dhe kombëtarja e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga një shqiptar. /VipSport/