Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLHISTORIKE/ Për herë të parë në Superiore, një ndeshje drejtohet nga një...

HISTORIKE/ Për herë të parë në Superiore, një ndeshje drejtohet nga një treshe arbitresh femra

Për herë të parë në histori, një ndeshje e kampionatit “Abissnet Superiore” u drejtua nga arbitret vajza, si në rolin kryesor ashtu edhe në pozicionet asistente.

Në ndeshjen Egnatia – Flamurtari, arbitre ishte Emanuela Rusta, ndërsa asistente në fushë ishin Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu.

Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, që tregon rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të vajzave në arbitrim.

Performanca e tyre e konsoliduar në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare ka bërë që arbitret shqiptare të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, ku u besohet vendosja e drejtësisë në nivele të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments