Kombëtarja e Kepit të Gjelbër është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në Kupën e Botës 2026.

Skuadra afrikane, me një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, arriti të sigurojë vendin e parë në grup, përpara Kamerunit, Libisë, Angolës, Mauritius dhe Esuatinit.

Në ndeshjen e fundit, Kepi i Gjelbër mposhti Esuatinin me rezultatin 3–0. Golat u shënuan nga Willy Semedo, Rocha Livramento dhe Stopira.

Me këtë fitore, ata përfunduan katër pikë përpara Kamerunit në Grupin D. Kameruni, që barazoi me Angolën, do të kërkojë tashmë kualifikimin përmes “play-off”-it. Ky sukses përfaqëson një arritje historike për Kepin e Gjelbër dhe një moment të rëndësishëm për futbollin afrikan.