Vllaznia pret në shtëpi Laçin, me fillim nga ora 18.00, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore. Trajneri i shkodranëve, Brdariç po mendon për titullarët që do hedhë në fushë.

Nga minuta e parë në sulm pritet ta nisë dyshja Dilaver-Hoxhaj, çka e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara. Prapa tyre qëndron Imeri, me shpresën se do jetë protagonist.

Futbollistet Gurishta-Adili-Imami janë treshja e prapavijës, teksa do kenë një detyrë mjaft të vështirë sot: Të ndalin sulmin e Laçit. Dhe ne fakt ata kane treguar edhe me perpara se dine ta bejne mire kete gje,ngaqe jane mbrojtja e dyte per numrin me te pakte te golave te pesuar.

Vllaznia renditet në vendin e parë në rënditje. Diferenca me ndjekësit është +9 pikë, me 90 minutëshin e sotëm që merr një rëndësi të veçantë. Kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit, ku çdo gabim ka peshën e vet.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Imami, Adili, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver./newsport/