Artan Karapici, ndihmëstrajneri i Tiranës, foli në fund të ndeshjes me Tërbunin. Në mungesë të Shehit, Karapici analizoi bardheblutë.

“Mund të them që skuadra ishte brenda pritshmërisë. Një pjesë e parë ku ne ishim të kujdesshëm, duke ditur që vinim nga pushimet. Ishim të ngarkuar në këmbë. Në pjesën e dytë treguam superioritetin tekniko-taktik. Skuadra doli në lojën e vet dhe ku ne mendojmë që duhet të jetë.

Duhet të jemi gati për sfidën e radhës. Tirana është ekipi kampion dhe normalisht duhet të na gjejë gati. Kemi pasur shqetësime të vogla.

Tani na plotësohet grupi dhe duke e lidhur edhe me miqësoren them se kjo ndeshje na shërbeu për vazhdimësinë e kampionatit. Do të jemi gati të premten për kampionatin”, mbylli Karapici.