“Ylli” i Partizanit, Xhuliano Skuka, nuk luajti asnjë minutë në miqësoren e zhvilluar ndaj Luzit ditën e djeshme në stadiumin Partizani.

Ndërkohë që emri i tij është një temë e nxehtë e merkatos, ku e kërkojnë tri klube italiane, Skuka ditën e djeshme ka bërë vetëm vrapime rreth fushës dhe ushtrime streçing, përpara se të vishej dhe të ngjitej në tribunë për të parë ndeshjen.

Gazeta mëson se dibrani ka vuajtur një gjendje gripale në tri ditët e fundit dhe nuk është stërvitur normalisht me skuadrën. Ai është stërvitur vetëm në pjesën e parë të seancës me skuadrën dhe më pas është ushtruar në palestër.

Ndeshja ndaj Vllaznisë luhet të premten dhe prania e Skukës në atë sfidë mbetet në dyshim. Gjatë javës do të shihet gjendja e tij.