Kristijan Vulaj eshte nje nga futbollistet e Vllaznise, qe eshte lene ne harrese prej shume e shume javesh nga stafi teknik dhe trajneri Mirel Josa.

Se fundmi, ai u shfaq ne fushen e lojes te shtunen ne miqesoren qe Vllaznia zhvilloi me Kastriotin ne stadiumin “Loro Borici”, duke luajtur te gjithe pjesen e dyte.

Shqiptaro-malazezi, perpara se te vinte tek Vllaznia, ka qene nder me te spikaturit me Decic ne kampionatin malazez, madje duke qene edhe pjese e Kombetares se ketij shteti. Megjithate, per arsye nga me te ndryshmet duhet thene se pjesa e pare e sezonit ishte per t’u harruar prej tij.

Ne fakt, me heret ne kampin kuqeblu eshte shfaqur opsioni per largimin e Vulajt ne merkaton e janarit dhe tashme me interes mbetet per t’u pare situata per kete futbollist.

Realisht, nga burime te “Shkodra Sport” mesohet se trajneri Mirel Josa nuk e ka fare ne planet e tij Vulajn, teksa ne kete menyre akoma nuk dihet e ardhmja e fantazistit shqiptaro-malazez, nese do te vijoje te jete pjese e Vllaznise apo do te largohet nga ekipi kuqeblu, ku huazimi eshte nje opsion qe po merret ne konsiderate.
Maringlen ZHIVANI