Humbi jetën bashkë me të atin nga vërshimi i Përroit të Thatë, shokët e skuadrës dedikim prekës për Jason vetëm 14 vjeç Jason Rushaj, 14- vjeçari i cili humbi jetëm ishte një djalosh plot ëndrra, ku ishte pjesë e ekipit të futbollit të Akademsië së Futbollit Djelmnia Shkodrane.
Ne ndeshjen e tyre te pare ekipi Djelmnia Shkodrane U16 i kane dedikuar golat ndersa ne nderim te kujtimit te tij kane stampuar bluzat me imazhin e Jason.Nje ndeshje e veshtire dhe emocionuese ku mungese ishte pikerisht portieri, nje mungese e cila ndihet , por qe shoket dhe trajneri kane zgjedhur te bejne nje gjest te vecante.
“Ndeshja e sotme e kampionatit filloi me 1 min heshtje për babë e bir, Petrit dhe Jason Rushaj futbollisti i akademise sonë , që humbën jetën në rrjellen e prroit të thatë. E gjithe skuadra luajti gjatë gjithë lojës me shirit të zi për humbjen e Futbollistit tonë i përjetshem kujtimi juaj! Pushofshi në paqe Ndeshje me shumë emocione dhe dedikime.”
Nderimi per Jason padyshim qe ka vendimi i duhur qe stafi dhe drejtuesit e ekipit Djelmnia shkodrane U15 kane marre. Kuptohet qe ata nuk mund ta kthejne me ne mesin e tyre, por kujtimet per te do t’i mbajne gjithmone gjalle.