Humbja e djeshme ndaj Bylisit ka krijuar probleme te medha te Vllaznia. Dhe nuk e kemi fjalen vetem per zhurmen e largimit apo jo te trajnerit Thomas Brdariç.
Po ashtu as vetem per zbritjen e ekipit pas plot 23 javesh nga vendi i pare i renditjes. Humbja ndaj ballshioteve ka lene pasoja edhe per ndeshjen e ardhshme te ekipit shkodran.
Kjo ngaqe ne perballjen e djeshme arbitri Beqiri ka ndeshkuar me kartona te verdhe dy mesfushoret e qendres te Vllaznise, Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi.
Te dy ata kane plotesuar numrin kater te kartonave te verdhe dhe si rrjedhoje nuk do munden te luajne javen e ardhshme ndaj Kastriotit. Nje problem i madh ky per stafin teknik sepse do t’i mungojne dy lojtaret e vetem qe kane ne dispozicion e qe luajne ne rolin e mesfushoreve shkaterrues.
Tashme syte jane drejtuar nga infermieria duke shpresuar qe se paku te rikuperohet Herald Marku qe luan edhe ai ne qender te mesfushes./SHKODRA-SPORT.COM/