5 gola te shenuar, 0 te pesuar dhe KF Murlani merr nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat duke ngjitur edhe nje tjeter vend ne shkallen e renditjes.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit, skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Shenkollit.

Ne pjesen e pare ka qene kapiteni Vildan Kaçubela ai qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit, fillimisht ne minuten e 7-te dhe me pas ne te 35-ten.

Ne pjesen e dyte nderkohe protagonist do te behej futbollisti qe do te futej ne loje pikerisht gjate kesaj pjese, Brendon Stafa i cili do te shenonte edhe ai dy gola, ndersa per te mbyllur ndeshjen do te mendonte mesfushori Arlendo Dodani.

Perfundimisht 5-0 per Murlanin qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 19 pikeve duke u ngjitur tashme ne vendin e 5-te te renditjes. Kalendari i ndeshjeve te ardhshme eshte i favorshem per kete skuader dhe synimet jane per t’u ngjitur edhe me shume ne tabele./SHKODRA-SPORT.COM/