Të shtunën, Vllaznia do të luajë kundër Apolonisë, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Skuadra shkodrane ka marrë ngarkesën e duhur dhe është gati për këtë takim që pritet kthesa pas humbjes 2-1 ndaj Laçit.

Situata në skuadër është pozitive dhe kjo shihet pas një seance të sotme të zhvilluar nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç.

Per disa minuta kuqeblute te ndare ne dy ekipe, kane zhvilluar nje ndeshje kontrolli dhe ne fund ka triumfuar 11-shja e udhehequr nga kapiteni Gurishta.

Ne perberje te saj kane qene portieri Zogoviç, e per te vazhduar me Isaevskin, N. Hoxhaj, Jonuzi, Kruja, Kaleziç, Kalaja, Imeri, Cisse dhe Çoba.

Mevlan Adili është mungesa e madhe për shkodranët duke qenë se shtatlarti i prapavijës ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Kujtojmë që ndeshja Vllaznia – Apolonia është programuar të luhet të shtunën, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.