HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHumbja me Skënderbeun trondit Vllazninë, takimi bëhet në… kafe

Humbja me Skënderbeun trondit Vllazninë, takimi bëhet në… kafe

Humbja përtej shtesës e ka tronditur jo pak Vllazninë. Tashmë që Skënderbeu i shkëputet me 4 pikë, gjithçka bëhet me e vështirë për shkodranët.

Administratori Suad Lici dhe stafi teknik janë mbledhur në kafene për të diskutuar për atë që nuk shkoi si duhet në këtë takim, megjithatë analiza më e hollësishme do të kryhet sot.

Situata ne skuader tashme nuk eshte shume e mire pas kesaj humbje megjithate perberja e saj dhe mbeshtetja nga ana e drejtuesve, japin shpresa per nje ndryshim te situates ne ndeshjet e ardhshme megjithese kalendari nuk eshte shume i favorshem.

Sa i takon mbledhjes se drejtuesve, nuk pritet te kete ndonje mase ndeshkimore per skuadren. Thjesht do t’u kerkohet angazhim maksimal per te dale nga kjo gjendje.

Ne fakt nuk ka kohe per ndryshime dhe masa sepse te merkuren do te luhet sfida e rradhes ndaj Kukesit. Stafi teknik ka per detyre te nxjerre pergjegjesite e duhura nga humbja e fundit me Skenderbeun dhe te angazhoje lojtaret per te bere kthesen qe ne takimin e rradhes.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments