Superliga Europiane rezultoi tashmë një dështim pasi shumëica e klubeve që do të merrnin pjesë u tërhoqën një nga një teksa ishin nën kërcënimin e UEFA-s, por edhe të FIFA-s dhe më së shumti të tifozëve që nuk e pranuan këtë kompeticion për asnjë moment.

Ndërkohë, pronari i Liverpul, Xhon Herri ka kërkua falje për pjesëmarrjen e klubit të tij në Superligë, ndërsa mban përgjegjësinë kryesore dhe iu drejtohet tifozëve se i dëgjoi thirrjet e tyre.

“Ne nuk e thamë në fillim, por duhej thënë se projekti i ri nuk do të vihej asnjëherë në zbatim pa mbështetjen e tifozëve. Asnjë në Angli nuk e mendonte ndryshe këtë.

Në 48 orë, tifozët ishin shumë të qartë dhe ne ju dëgjuam juve. Dua t’i kërkojë falje Klop, lojtarëve dhe gjithkujt që punon te Liverpul dhe që bën tifozët të ndjehen krenarë.

Shpresoj që tifozët ta kuptojnë që edhe kur bëjmë gabime, i bëjmë sepse mundohemi të çojmë klubin përpara. Më vjen keq që ju kam zhgënjyer. Kjo është diçka që nuk do ta harroj dhe tregon fuqinë që kanë tifozët dhe që me të drejtë do të vazhdojnë ta kenë”, u shpreh Henri. /VipSport/