Kompeticioni më i ri i propozuar nga 12 topklube në Kontinentin e Vjetër ka përfunduar pa nisur. Pas largimeve të gjashtë klubeve angleze, zyrtarisht edhe Atletico Madrid e Inter kanë hequr dorë nga ideja e shumëpërfolur këto ditë.

Marca bën me dije se pas zhurmës së madhe, bardhekuqtë kanë vendosur të tërhiqen nga ideja, të paktën për momentin. Presioni nga tifozët dhe organizmat ndërkombëtare kanë sjellë këtë tërheqje, me skuadrën e shtatë që largohet.

Tanimë zyrtarisht këtë ide e mbështesin Milan, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, me skuadrat që pritet të reagojnë për të riparë pozicionet dhe ndryshuar formatin që të jetë sa më I pranuar.

“FC Internazionale Milano konfirmon që klubi nuk është më pjesë e projektit të Super League. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar t’u japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi ynë”, thuhet në deklaratën e Inter./newsport/