Kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels, ka komentuar sot zhgënjimin që skuadra e tij pësoi dje në ndeshjen e fundit të Bundesliga. Dortmund barazoi 2-2 ndaj Mainz, duke humbur mundësinë për t’u shpallur kampion i Gjermanisë, titull që i shkoi Bayern Mynih, që fitoi falë një goli në minutën e 89-të.

“Jam ende pa fjalë. Ka qenë një natë e gjatë, thuajse s’kam fjetur fare. Tifozët janë ngushëllimi i vetëm që kemi, pasi janë të jashtëzakonshëm. Donim të festonim së bashku por nuk ia dolëm dot mbanë.

Ende nuk e shpjegoj dot këtë rezultat. E di që ditët që pasojnë do të jenë të vështirë për ne”, tha Hummels. Bayern dhe Borussia e mbyllën sezonin e rregullt me pikë të barabarta, por titullin e morën bavarezët.

Pas ndeshjes, lot dhe dëshpërim për skuadrën e Dortmund, ndërkohë që tifozët e saj kënduan dhe inkurajuan lojtarët. “Ata tifozë meritonin më shumë se kaq. Do ta provojmë vitin tjetër”, tha Hummels.