Vendimi i sotem i Komisionit te Disiplines per te denuar klubin Vllaznia me 2 milione leke te vjetra gjobe si rrjedhoje e shkeljes se protokollit sanitar, duke lejuar futjen e nje numri te konsiderueshem tifozesh ne stadium per ndeshjen me Partizanin, sigurisht qe nuk eshte pritur mire ne Shkoder.

Arsyeja eshte e thjeshte se vertete qe protokolli mund te jete shkelur, por nuk ka stadium apo fushe sportive ne Shqiperi qe nuk e ben kete gje dhe nuk ka pse te denohet vetem Vllaznia.

Pikerisht per kete arsye, si gjithmone nuk ka munguar edhe humori shkodran ne raste te tilla. Ne nje postim te bere ne nje nga grupet e tifozeve te Vllaznise, njeri prej tyre ka bere nje postim shume interesant, te cilin po ua percjellim me poshte:

“Lajmi i fundit

Mblidhet komisioni i disiplines me kryetar Olsi Ramen dhe vendosi:

1. FK Vllaznia denohet me 10 ndeshje pa tifoze

2. Ndalohen fitoret kunder ekipeve te kryeqytetit

3. Ndalohet Vllaznia te fitoje ne minutat e fundit dhe shtese

4. FK Vllaznia gjithashtu denohet per tika- takan kundrejt Partizanit

5. Ndalohet trajneri Brdaric qe te vije ne ndeshje gjithmone me te njejtat pantallona.

Kryetari: Ols Rama dhe nen te Gezim Sinemati