Ka ardhur nga Brazili i diteve te nxehta dhe i plazheve te medha dhe po mundohet te beje “plazh” ne Shkoder. E kemi fjalen per mesfushorin Hygor Guimaraes Goncalves.

Ai duke qendruar ne karantine gjate gjithe ketyre diteve, nuk i ka mbetur gje tjeter perveçse te shijoje edhe rrezet e diellit dhe temperaturat e larta qe kane mbizoteruar keto dite ne qytetin verior te Shqiperise.

Hygor ka postuar ne “story” nje video teksa shihet i zhveshur ne ballkonin e apartamentit ku jeton ne Shkoder dhe ne kete postim ka vene edhe temperaturen- 23 grade.

Prane tij eshte edhe bashkeshortja dhe te dy sebashku duket se po shijojne rrezet e diellit qe u kujtojne mesa duket Brazilin e tyre.
www.shkodrasport.c