Shkupi nuk ka mundur të shkruajë historinë për t’u kualifikuar në turin e tretë të Champions League pasi është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit.
Në një stadium të tejmbushur, bardhekaltërit e kanë parë veten në disavantazh në minutën e 47-të të takimit. Arijan Ademi harrohet në zonë i vetëm dhe përballë portierit s’e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë.
Edhe pse skuadra shqiptare u përpoq të barazonte shifrat, miqtë kroatë u vendosën mirë në prapavijë duke mos lënë hapësira. Kësisoj, aventura e Shkupit në Champions përfundon këtu.
Ndeshja e parë në Kroaci pati përfunduar me rezultatin 2-2, ndërsa humbja e sotme e nxjerr jashtë garës në kompeticionin prestigjioz. Megjithatë aventura në Europë për shkupianët do të vijojë pasi do të luajnë në Europa League kundër Shamrock Rovers./mewsport/