Vllaznia do të luajë të enjten kundër Universitatea Craiova, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Shkodranët kanë zhvilluar ditën e sotme seancën e parafundit stërvitore.

Atmosfera në skuadër është e mirë dhe të gjithë janë optimistë që do të marrin një rezultat që do t’i çojë në turin e tretë të këtij kompeticioni.

Takimi i parë në stadiumin “Loro Boriçi” u mbyll me shifrat 1-1. Ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet në orën 19:30.

Ky takim do të transmetohet nga platforma Oversport për gjithë sportdashësit që s’do kenë mundësi të jenë të pranishëm në Rumani. Ndërkohë më poshtë mund të shihni momente nga seanca e sotme stërvitore./newsport/