Real Madrid duket se po përgatit një tjetër transferim nga ata galaktikët. Kështu të paktën pretendon El Chiringuito, e cila është mjaft pranë madrilenëve. Reali nuk ia doli të afronin Nejmar në këtë merkato, kjo edhe për dëshirën e brazilianit që preferon vetëm Barcelonën.

Megjithatë, ‘Los Blancos’ kanë vënë nën shënjestër yllin tjetër të PSG. Bëhet fjalë për Kilian Mbape, i cili duket i destinuar për t’u larguar nga Franca. Ndërkohë, sipas medias spanjolle, Florentino Perez e ka tashmë akordin personal me sulmuesin.

Mbape nëse transferohet në Madrid do të përfitojë 35 milionë në sezon, duke llogaritur edhe pesë milionë bonuese. Ndërkohë, klubin parisien do të shkojnë 225 milionë, me një opsion për të shtuar edhe 50 milionë të tjera në varësi të bonuseve. Një operacion tipik nga ato të madrilenëve dhe presidentit Perez. Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtyre zërave, por që interesi i Realit për Mbape nuk është sekret./vipsport/