Perpos 2 futbollisteve te thirru ne kombetaren U21, pikerisht Geralb Smajlit dhe Rejan Alivodes, ka lajme te tjera te mira edhe per te tjere futbolliste te Akademise Vllaznia.

Ka qene vete faqja e kesaj te fundit qe ka zbuluar edhe emrat e tre futbollisteve te tjere te cilet do te grumbullohen me ekipet kombetare te moshave U17 dhe U19 ne ditet ne vijim.

“Gjatë këtyre ditëve do të grumbullohen edhe kombëtaret U17 dhe U19 për ndeshje miqësore dhe zyrtare dhe pjesë e këtyre ekipeve do të jenë edhe disa futbollistë të Akademisë Vllaznia. Kështu, me kombëtaren U17 për ndeshjet ndaj Francës, Zvicrës dhe Letonisë, trajneri Bulku ka përzgjedhur edhe futbollistët tanë Egert Selmani dhe Gerald Kubazi.

Ndërkohë kombëtarja U19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën dhe trajneri Cungu ka grumbulluar edhe futbollistin Ersi Zaganjori.

Akademia Vllaznia i uron suksese këtyre tre futbollistëve dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuq e zi!”- shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/