Kampionati i Kategorisë së Tretë ka luajtur ditën e sotme ndeshjet e rradhës. Kështu një nga ekipet e zonës së Shkodrës është edhe Basania & AM që ka marrë një fitore me 5 gola para pak çastesh. Ekipi nga Bushati ka arritur të mposhtë me shifrat 5-2 skuadrën e Skraparit në duelin e ditës së sotme.

Skuadra drejtohet prej pak ditësh nga trajneri shkodran, Haris Lika. Ai ka marrë drejtimin e Basanias prej më shumë se 1 jave dhe ka debutuar me fitore në stolin e ekipit të ri.

Ku jo vetëm 3 pikët, por edhe loja ka qenë e një niveli shumë të mirë të treguar tashmë nga skuadra e ish-mesfushorit. Ku për Liken kjo është një eksperiencë e re pas një shkëputje disa mujore nga drejtimi i ndonjë skuadre. Për t’u rikthyer tek ndeshja, Basania e ka startuar në disavantazh ndeshjen.

Ku pas minutës së 28-të janë gjendur në shifrat 0-1. Reagimi ka qenë i shpejtë me Mehjan dhe Abdiajn që kanë përmbysur shifrat që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kanë ardhur edhe 3 gola të tjerë për ekipin e Likes ndërsa në fund kishte edhe një gol të Skraparit për statistikë dhe shifrat përfundimtare 5-2.

Një fitore që patjetër konkretizon edhe lojërat e mira të Basanias në javët e shkuara. Por ndoshta pa rezultatet e duhura dhe tashmë edhe pikët janë ato që kënaqin tek Basania. Ku një projekt i nisur para pak vitesh duket se po vijohet pavarësisht sakrificave që kërkohet për të mbijetuar në futbollin e sotëm.
Endri ÇINARI