Futbolli i moshave ne Shkoder po merr vemendjen e duhur çdo vit e me shume dhe si rrjedhoje perpos rritjes se numrit te femijeve qe e ushtrojne ate, po rritet edhe cilesia.

Shembulli me i mire per kete eshte ai me grupmoshen U17. Ne kategorine Superiore per sezonin e ri, ne grupin A, nga 10 ekipe pjesmarrese, 3 jane nga Shkodra!

Behet fjale per ekipet e Vllaznise, Shkodres dhe “Djelmnia Shkodrane”. Kjo e fundit eshte debutuese ne kete kampionat, pasi u ngjit me merite nga e para ne fundin e sezonit te kaluar.

Prania e ketyre tre ekipeve ne kete kampionat do te thote se jane plot 75 lojtare (3 ekipe me nga 25 lojtare secili) qe konkurrojne ne mes me te mireve te kesaj grupmoshe dhe si rrjedhoje nga i gjithe ky numer, me siguri qe per pak vite do te kete element cilesor per ekipin e pare te Vllaznise.

Padyshim qe endrra e çdo femije shkodran eshte te luaje per ngjyrat kuqeblu dhe si rrjedhoje ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse ne Shkoder po i kushtohet nje vemendje gjithnje e me e madhe futbollit te moshave./SHKODRA-SPORT.COM/