Ka vetem pak qe ka ardhur ne Shkoder, luajti vetem pak minuta ne miqesoren ndaj Beses, por ato i mjaftuan per te rene ne sy dhe per te fituar duatrokitjet e tifozeve kuqeblu.

Mesfushori Zinedin Mustedanagiç ka shenuar dy gola ne kete miqesore dhe ndoshta ky nuk eshte fakt qe te ben te besosh se ai do te jete i rendesishem per Vllaznine, megjithate loja e tij, vizioni me te cilin luante, teknika dhe disa elemente te tjere qe posedonte, te bejne te mendosh se eshte nje lojtar me vlera.

23 vjeçari ka ardhur ne Shkoder per te qene ai fantazisti i Vllaznise. Ka firmosur per dy vjet me kuqeblute dhe tashme eshte momenti qe ai te tregoje se drejtuesit nuk kane gabuar me te.

Kampionati eshte ne prag dhe ndonese ai mund te mos jete ne formen e tij me te mire, Mustedanagiç shume shpejt do te jete nje element i rendesishem ne duart e stafit teknik.

SKuadra shkodrane prej vitesh ka vuajtur per nje fantazist dhe te gjithe tashme shpresojne qe me Zinedin ta kene gjetur ate, megjithate koha do ta tregoje./SHKODRA-SPORT.COM/