Bayern Munich është një nga klubet më të mëdhenj në botën e futbollit dhe në botën e sportit. Bavarezët janë gjithmonë protagonistë në Bundesliga (mund ta quajnë edhe Bayernliga) dhe në Europë, ku kanë triumfuar pesë herë në historinë e tyre. Një nga arsyet për suksesin e tyre është edhe aftësia për të evidentuar lojtarët e duhur në merkato dhe për t’i siguruar ata para se klubet e tjerë të kenë mundësinë të ndërhyjnë. Por jo të gjitha këto operacione kanë shkuar siç duhet dhe më poshtë janë renditur emrat e 7 lojtarëve të cilët nuk kanë arritur të shkëlqejnë më pasi janë transferuar te klubi bavarez.

7 – Lukas Podolski

Me 51 gola të shënuar në 85 ndeshje të luajtura me Koln, Podolski ishte një nga talentet më premtues në Europë. Por nuk arriti të jepte kurrë maksimumin e tij te Bayern Munich, duke shënuar vetëm 26 gola në 3 sezone.

6 – Xherdan Shaqiri

Pasi shkëlqeu me Basel-in në një fitore 2-1 të arritur kundër Manchester United në 2011-ën, gjëra të mëdha priteshin nga fantazisti me origjinë shqiptare. Dhe, pavarësisht se fitoi me Bayern Munich, Shaqiri nuk arriti të përsëriste formën e mirë të treguar me klubin zviceran.

5 – Mario Gotze

Me 29 gola të realizuar në sezonin 2012-13, Gotze ndihmoi Dortmund që të arrinte në finalen e Champions League dhe më pas u transferuar për një shumë rekord te Bayern Munich. Por pas 3 viteve zhgënjyese është kthyer te Dortmundi.

4 – Jean-Pierre Papin

215 gola në 341 ndeshje me Milan dhe Marseille. Një nga sulmuesit më të mirë të Europës në vitet ’90 nuk arriti të shkëlqente në Mynih, duke shënuar vetëm 6 gola në 40 ndeshje.

3 – Renato Sanches

Lojtari i më i mirë i Euro 2016 dhe fituesi i çmimi “Golden Boy” në 2016-ën, ai u bë blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Bayern në 2016-ën, por nuk ka arritur të përshtatet me kampionatin gjerman dhe është huazuar te Swansea, një ekip që ndodhet në vendin e fundit të Premier League.

2 – Tobias Rau

Ka shkëlqyer me të rinjtë e Wolfsburg, duke bindur Bayern ta merrte kur ishte vetëm 21 vjeç. Rau ka patur vështirësi te bavarezët për shkak të francezëve Sagnol dhe Lizarazu, të cilët luanin në të njëjtin pozicion me të. në moshën 27-vjeçare vendosi të tërhiqej nga futbolli.

1 – Marcel Jansen

Pjesë e kombëtares së Gjermanisë dhe Borussia Dortmund, Jansen kaloi te Bayern Munich në vitin 2007, ai ka rezistuar vetëm një sezon me bavarezët para se të transferohej te Hamburg./telesport/