Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte me teper se kurre shume prane renies nga Superliga. Basketbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi u mposhten edhe kete fundjave nga Tirana ne shtepi.

Tashme, fatkeqesisht me kete humbje, Vllaznia po e veshtireson ne maksimum mundesine e qendrimit ne Superlige. Ne fakt, jo vetem kjo humbje, por jane disa te tilla, qe Vllaznine po e zhysin drejt renies nga Superliga, nje fakt mjaft i trishte ky per sportin e ketij qyteti.

Realisht, kjo situate eshte nje fatkeqesi per te gjithe opinionin sportiv shkodran, me Vllaznine ne basketboll per meshkuj qe e sheh veten, duke rreshqitur gjithnje e me poshte kur kane mbetur edhe gjashte ndeshje deri ne fund.

Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 15-pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e fundit te renditje. Nderkohe qe, rivali i saj me i afert eshte Apolonia me 19-pike.
Maringlen ZHIVANI