Blerja më e re e Vllaznisë, Ergis Mersini ka premtuar të bëjë më të mirën e tij për këtë skuadër, për ta ndihmuar atë të dalë nga gjendja ku ndodhet aktualisht. Një deklaratë të tillë e ka bërë në prezantimin e tij para mediave kur është shprehur: “Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar. Jam ndjerë mirë për këtë oferë që më ka bërë ky emër. Për tifozërinë e për ekipin që ka Vllaznia për mua është një kënaqësi e madhe që u bëra pjesë e këtij klubi.

Besoj se do të bëj gjëra të mira për këtë ekip.I premtoj ekipit të Vllaznisë e githë tifozërisë që do të bëj më të mirën time dhe do ta nderoj këtë ekip me punën time. Vetë pikët që tani ka Vllaznia është e rezikuar dhe kjo është fakt. Por me afrimet që po bën dhe me grupin e lojtarëve që ka Vllaznia nuk do të jetë e rezikuar deri në momentet e fundit. Mund të them se jam shumë mirë. Ndihem top në këtë drejtim. Jam në gjendjen më të mirë momentalisht dhe do të bëj më të mirën time tek Vllaznia. Këtë e bazoj tek aftësitë që kam dhe tek dëshira e mirë për të treguar vlërat më të mira për Vllazninë. Unë do te jap më të mirën time. Konkurenca të bën të ecësh përpara. Pastaj nëse do të jesh pjesë e 11-shes apo pjesë 18-shes, kjo i takon trajnerit. Çdonjëri do të bëjë punën e vet. Kjo më takon mua”.
© shkodrasport.com