Ne boten e sportit jane te shumta rastet kur nuk mungojne polemikat ne mes ish- kolegeve sportiste, apo sportiste dhe trajnere. Por ka edhe raste qe palet vleresojne ne maksimum njera- tjetren.

Keshtu, ndodh ne rastin e fundit me dy pjestare te shquar te historise se Vllaznise, ish- mbrojtesin e saj Isak Pashaj dhe ish- trajnerin Astrit Hafizi.

Ne disa komente te bera ne lidhje me kete te fundit, ka nderhyre edhe Pashaj qe ka bere nje vleresim vertete interesant per njeriun me te cilin edhe luajti futboll, por edhe pati fatin ta kishte trajner per disa vite.

“Astrit Hafizi ka qene futbollist i nivelit me te larte ne mesfushen shqiptare dhe trajneri me i mire ne futbollin modern shqiptar, qe krijoi e drejtoi ekipin e vlerave unike profesionale, me te mirin ne historine e futbollit shqiptar, Vllaznia 1987. Respekte pa fund profesor Hafizi”- do te shkruante Pashaj.
www.shkodrasport.com