Samuel Nikaj e ka nisur me kembe te mbare misionin e tij per ta ngjitur serish Vushtrrine ne nivelet me te larta te futbollit kosovar.

Ai ka arritur qe me skuadren e tij ta nise si duhet kampionatin e ri duke fituar brenda ne fushen e vet me rezultatin 1-0 ndaj ekipit te Vitise. Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur goli i shenuar nga Caka qe ne pjesen e pare.

Vushtrria sivjet merr pjese ne kategorine e dyte te futbollit kosovar, pra ne piken me te ulet te tij dhe kjo ka bere qe ne krye te klubit te vijne drejtues te rinj te cilet kane marre persiper ringritjen e kesaj skuadre me shume emer.

Per kete arsye, ata kane zgjedhur trajnerin shkodran Samuel Nikaj per ta ulur ne pankinen e tyre dhe 43 vjecari ka pranuar sepse e njeh mjaft mire kete qytet dhe kete skuader te cilen kater vjet me pare e ngjiti ne Superligen e Kosoves.

Sot kampionatin e kane nisur me kemben e duhur, megjithate gara pritet te jete e forte, por gjithsesi Samuel Nikaj eshte pergatitur per ta çuar deri ne fund dhe per ta konkretizuar me sukses betejen e nisur./SHKODRA-SPORT.COM/