Që prej ditës së djeshme, kanë nisur stërvitjen të gjithë ekipet e Akademisë Vllaznia. Drejtuesit e kësaj të fundit duke dashur të zbatojnë protokollin sanitar të Federatës, kanë bërë një shpërndarje të stërvitjes së gjithë ekipeve në orare të ndryshme, duke respektuar në maksimum rregullat.

Ndër këto ekipe, të njëjtën gjë ka bërë edhe Vllaznia U14. Nën drejtimin e trajnerit Edmond Doçi, futbollistët e këtij ekipi kanë zhvilluar sot seancën e rradhës.

Kuptohet që në këto momente e rëndësishme është që futbollistët të fillojnë të rimarrin formën fizike pasi pushimi dymujor ka patur ndikimin e vet.

Trajneri Doçi për “Shkodra Sport” bën të ditur se është optimist për vazhdimësinë e kampionatit dhe për momentin, fokusi do të jetë tek rritja e parametrave të lojtarëve ndërkohë që më pas do të punohet edhe nga ana teknike e taktike.
© shkodrasport.com