Tre dite me pare kapiteni i Vllaznise Gilman Lika ngriti zerin sepse sipas tij, disa skuadra te Superliges ka nje muaj qe sterviten ne menyre te fshehte dhe kjo nuk eshte normale sepse kjo tregon pabarazi.

Vllaznia dhe disa ekipe te tjera, vetem te henen e kesaj jave moren lejen per te dale ne stervitje dhe kjo do te thote se ata nuk jane te barabarte me te tjeret dhe kjo padyshim qe do te ndikoje ne ecurine e tyre ne javet e mbetura te kampionatit.

Por keshtu duket se nuk ka ndodhur vetem ne Shqiperi. Ish-trajneri i Kukësit, Peter Pakult, kërkon një dënim shembullor për ato skuadra që kanë “tradhëtuar” shtetin. Kjo pasi ato skuadra që janë stërvitur përpara kohe, e bëjnë garën të padrejtë me të tjerët që kanë respektuar me përpikmëri kufizimet dhe janë karantinuar.

“Sipas meje, nuk duhet të jenë shumë të butë. Një paralajmërim dhe gjobë do të ishte shumë pak. Një përjashtim nga kampionati do të ishte shumë. E saktë dhe e qëndrueshme do të ishte: “Zbritje e ndjeshme e pikëve”. Lask-u veproi me qëllim dhe krijoi një avantazh me nisjen e stërvitjes që nuk lejohej.

Lask ka tradhëtuar Qeverinë, ligën dhe të gjitha klubet e tjera. Ende lind një pyetje për mua. A erdhi urdhëri nga lart? Nga presidenti? Nga drejtori sportive? A ka pasur një takim dhe u diskutua procedura? A u pajtuan lojtarët?”, e ka mbyllur me Pakult. /Sport Ekspres/