Tre gola te pesuar ne finalen e mbremshme ndaj Teutes dhe kuptohet qe pergjegjesia kryesore bie mbi lojtaret e prapavije. Pavaresisht se golat erdhen edhe fale gabimeve individuale, duhet thene se prapavije nuk ka qene ne lartesine e duhur ne kete ndeshje.

Do te ndalemi sot tek njeri prel lojtareve te ketij reparti, senegalezi Fallou Diagne. Kuptohet qe me cilesine dhe kualitetin qe ka, ka zgjidhur me shume qetesi e saktesi disa prej momenteve te rrezikshme ne pjesen e pare.

Por pas minutes se 50-te, “baterite” e tij filluan te bien dhe ai e kishte te veshtire te ndiqte kundershtarin e kjo solli edhe zevendesimin e tij.

Nje lojtar qe pritet t’i beje shume pune Vllaznine, gjithmone nese nuk do te kete probleme demtimesh, por kuptohet qe i duhet edhe disa kohe qe te kape formen e tij me te mire fizike.

Kuptohet qe i duhet edhe pak kohe te harmonizohet me Adilin ne qender, por edhe me Gurishten e Bulatovic, megjithate Diagne pritet te jete nje “sigurese” e forte e Vllaznise ne mbrojtje./SHKODRA-SPORT.COM/