Ada e sezonit te ri pritet te te nise keto dite pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Presidenti Alfred Pjetri per “Shkodra Sport” ka bere te ditur se do t’i jepet serish besimi trajnerit te sezonit te kaluar Admir Mehja per te vijuar punen edhe ne sezonin e ri.

Ky i fundit beri nje pune shume te mire sezonin qe lame pas, kur ndonese e nisi me shume problematika e mungesa lojtaresh, arriti qe ne fazen e fundit te kampionatit t’i afrohet edhe zones play-off.

Baza e ekipit per sezonin e ri eshte ajo me lojtaret e vjetshem, megjithate pritet te kete edhe elemente te rinj qe do t’i bashkohen atij.

Presidenti Pjetri eshte i bindur se Ada sivjet do te jete nje nga ekipet me te mira te kampionatit dhe kete do ta tregoje ne perballjet qe do te zhvilloje me ta./SHKODRA-SPORT.COM/