Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar humbjen e sotme si pasojë të problemeve që kishte në mbrojtje skuadra e tij.

“Ishte një pjesë e parë ‘jo’ për ne, pika jonë më e dobët sot ishte mbrojtja, Kishim Malotën me dhimbe koke por ishim të detyruara ta provonim se nuk kishim as Kacbufin. Në pjesën e dytë pasi ndryshuam diçka, ishim më të qartë drejt portës kundërshtare, por fatkeqësisht pa arritur rezultatin që kërkonim.

Ishim në ditë të keqe, se kur çalon mbrojtja është shumë e vështirë të shtysh përpara. Në pjesën e parë, ishim thuajse inekzistentë në sulm, sigurisht edhe për meritë të Erzenit.

Në pjesën e dytë ndryshuam modulin, duke luajtur me dy sulmues. Ishte efektive, shkuam drejt portës, ishim më efektivë, pa arritur atë që deshëm”, tha Tetova për “Oversport” pas ndeshjes.