Ndeshjet e sotme të javës së 25-të të Superiores, kanë bërë që lufta për titullin dhe Europën të shohë edhe më shumë skuadra si protagoniste, duke hapur gjithçka në javët e fundit të sezonit.

Fitorja e Erzenit ndaj Egnatias bën që shijakasit të shkojnë vetëm 4 pikë larg kreut, duke u kthyer edhe ata kërcënues për skuadrat që janë më lart, teksa i japin një goditje shpresave të rrogozhinasve për historinë.

Një rezultat shumë i rëndësishëm edhe ai i Kukësit që me fitoren sot, tani është vetëm 2 fitore larg skuadrave të vendit të parë, duke hapur çdo lloj skenari, me Teutën që ka vetëm një pikë më pak pas barazimit ndaj Kastriotit.

JAVA 25

Të premten

Kastrioti-Teuta 0-0

Kukësi-Bylis 2-0

Erzeni-Egnatia 2-1

Të shtunën

Vllaznia-Partizani ora 17:00

Tirana-Laçi ora 17:00