Laçi arriti të marrë një fitore të vështirë 2-1 në shtëpi pasditen e sotme ndaj Flamurtarit. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i kurbinasve, Armando Cungu.

“Kushdo që e njeh sadopak futbollin e kupton sa të vështira janë ndeshjet me kundërhtarë të tillë. Nuk aritëm të gjenim qetësinë dhe të shprehemi siç duhet në fushë. Çdo gabim kushton shumë sa u përket objektivave të klubit, kur kundërshtari kalon në inferioritet jo rrallëherë bëhet më e vështirë për të gjetur hapësira, se mblidhen. Arritëm të shënonim një gol, gabuam përsëri, si në shumë ndehsje, po i dhurojmë kundërshtarëve gola. Humbëm shumë raste në pjesën e dytë mund të ishte tenistik rezultati.

Thashë që kushton rëndë çdo gabim, pothuajse është i pariparueshëm. Kjo është prezente sa i përket tensionit në fushë, duhet ta kuptojmë që me tension nuk shkohet askund, por duhet të kuptojmë që me shpirt gare duhet të ecim përpara. E mendova barazimin, humbëm shumë raste dhe futbolli ka një ligj të pashrkuar se që po shpërdorove ndëshkohesh. Edhe unë kisha tension natyrshëm. Shpresojmë që në javët e fundit të luhet futboll.

Teko është një lojtar, i cili në përgjithësi ka bërë mirë në punën e ekipit deri në janar kur kishte një dëmtim, që zgjati jo pak dhe e la katër muaj jashtë fushave dhe nuk ka rendimentin që presim. Vendosa të luante që nga minuta e parë se Greca e Deliu sakrifikuan për probleme fizike. Me Grecën ekipi mori impuls tjetër, rastet që krijuam ishin rezultat i tij.

Sa i përket barazimit, me golin e parë menduam se u zgjidh gjithçka, gabuam siç gabuam, e rëndësishme është që ekipi ngulmoi, shkoi te porta, gjetëm golin e morëm çfarë kërkonim. A kam gjetur sistemin, ma bënit pyetjen edhe te Kukësi, ku fituam ndeshjen, por u desh ta ndryshonim për arsye që dihen.

Edhe këtu kam gjetur sistemin, janë lojtarë që kontribuojnë dhe na ndihmojnë në fushën e lojës për të marrë fitore. Të gjtihë bashkë nuk bëhen, një ekip ka sistemin e vet, nuk mund të prishet mënyra e lojës për një individ. Për sa kohë që ekipi shkon mirë me rezultate, nuk ka arsye ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Cungu. /vipsport/