Laçi ka arritur të fitojë me shumë vështirësi në shtëpi ndaj Flamurtarit. Vlonjatët kanë luajtur fort dhe i kanë krijuar vështirësi të mëdha vendasve. Ndeshja ka nisur keq për miqtë, pasi në minutën e 22-të braziliani Oliveira u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë në mesfushë.

Pas kësaj, u mendua se Laçi do të dominonte, por nuk ka ndodhur kështu, pasi djemtë e Troisit kanë luajtur si të barabartë gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë prodhoi shumë volum, por jo gola. Në të dytën është Laçi, që vjen vrullshëm dhe arrin të gjejë golin e avantazhit në minutën e 50-të me Nuabuezen me ndihmën e një penalltie.

Pas kësaj, Flamurtari tregon shpirt të madh gare dhe gjen golin me Hoxhën në minutën e 61-të. Pas kësaj Laçi shndërrohet në një “bishë” të vërtetë dhe vërshon i gjithi në zonën e Flamurtarit, që tenton vetëm më ndonjë kundërsulm sporadik. Xhixha, Prenga e Nuabueze tentojnë njëri pas tjetrit për të gjetur golin e avantazhit 2-1, por si përgjigje gjejnë Moçkën, që pret gjithçka, përveç një goditje me kokë të Turkaj nga goditja e këndit.

Mbrojtësi gjen golin në të 76-ën dhe me këtë gol thyen Flamurtarin, që më pas nuk jep asnjë shenjë reagimi, ndoshta i ndikuar edhe nga një trysni e madhe nga mbështetësit e Laçit në tribunën “VIP”. Janë djemtë e Cungut, që sulmojnë deri në fund, por nuk arrijnë të gjejnë golin dhe ndeshja mbyllet me avantazhin 2-1 të tyre, pas një ndeshje shumë ndryshe nga ç’mund ta kishim imagjinuar. /vipsport/

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Shehu (Deliu), Rapo, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze (Prenga).
Trajner: A. Cungu

Flamurtari: Moçka, Gocaj (Ballaj), Pjeshka, Muçollari, Vrapi (Haruni), Ramos, Nebihu (Kreshpa), Hoxhaj, Henrike (Diamanti), Oliveira, Ribaj
Trajner: M. Troisi