Pezullimi i Latifit apo qejfmbetja e ndonje lojtari tjeter, nuk e kane prishur atmosferen dhe harmonine te Vllaznia. Te pakten keshtu thote njeri prej lojtareve me te rendesishem te kesaj skuadre, Herald Marku. Ai ka qene para gazetareve ne konferencen e sotme per shtyp ku eshte shprehur:

“Kjo eshte nje ndeshje e rendesishme persa i perket objektivit te te dy skuadrave sepse jemi me nje diference prej 4 pikesh ne renditje dhe synimi eshte te shkojme sa me lart. Kuptohet qe do te futemi ne fushe te japim maksimumin.

Sezonin e kaluar kam qene pjese e Partizanit dhe normalisht qe eshte nje pjese disi me ndryshe sepse disa lojtare aty i kam edhe miq, por kuptohet vetem jashte fushe. Kjo sepse brenda fushe mendoj vetem per ekipin tim dhe do te bej me te miren per te, qe ai te arrije rezultatin qe deshiron.

Jo te gjitha ndeshjet kane shkuar sipas planifikimit tone, por nese nuk kemi marre rezultatet e duhura, kjo nuk ka ardhur se ne skuader ka renie atmosfere dhe ne shohim vetem perpara. Atmosfera ne skuader eshte shume e mire, keshtu qe jemi gati per ndeshjen e neserme.

Mbase ndokush mendon qe te Vllaznia nuk ka fryme grupi, por ju siguroj qe kjo nuk eshte aspak e vertete. Ka nje harmoni shume te madhe mes lojtareve dhe kjo me ben qe une te vij ne stervitje i kenaqur dhe kur ka nje atmosfere te tille, gjithçka eshte ok. Jam shume i bindur se neser te gjithe lojtaret qe do te jene ne fushen e lojes, kane per te dhene me te miren per skuadren qe ajo te marre rezultatin qe deshiron”.

Te plote prononcimin e Herald Markut ne konferencen e sotme, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: