Erzeni mori nje fitore shume te rendesishme 2-1 ndaj Egnatias dhe eshte ngjitur per momentin ne vendin e katert te renditjes. Trajneri i saj Xhevahir Kapllani ka folur për Oversport në emisionin “Ti Bo Gol” teksa eshte shprehur:

“Mendoj që e filluam lojën aty ku e lamë në fushën e Ballshit përpara disa ditësh. Ne kishim shumë mungesa, por duke pasur parasysh se organika jonë po përmirësohet djemtë u shfaqën mirë.

Kjo fitore do na ndihmojë sepse kampionati është bërë i vështirë dhe pikët duhen. Mendoj që edhe me rikthimin e lojtarëve në javët e ardhshme të ecim me këto hapa.

Duhet të ulim kokën dhe të festojë sonte, ndërsa nesër duhet të mendojmë për javën e ardhshme. Tashmë duhet ta mbajmë presionin sa më larg ekipit.” – u shpreh Kapllani