Rubin Hebaj ishte një nga lojtarët që u largua nga Partizani në këtë merkato vere. Për sulmuesin shkodran pati shumë aludime, por në fund ai zgjodhi të mos vijonte aventurën në Shqipëri duke u transferuar në Ukrainë te skuadra e Vorsklës.

Tek të kuqtë ishte një futbollist i rëndësishëm, ndërsa vlerat e tij ka nisur t’i tregojë edhe me ekipin ukrainas. Shkodrani është bërë protagonist me golin e tij teksa ka arritur të realizojë me kokë pas një krosimi të ardhur nga e djathta në minutën e 55-të.

Takimi ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Hebajt, duke mposhtur Karpatin U-21 me rezultatin 4-1. Sigurisht qe ai ka ende per t’u permiresuar ne formen e tij fizike megjithate ky gol i pare i shenuar padyshim qe do ta ndihmoje ate per vazhdimin e metejshem te ecurise se tij me Vorsklen.

Para se te kalonte ne Ukraine, u perfol shume per mundesin e firmosjes se Hebajt me Vllaznine megjithate ne fund sulmuesi 21 vjeçar preferoi te transferohej ne Ukraine, aty ku pretendon te beje mire dhe te hedhe hapa te rendesishem per karrieren e tij.