Ditet e veshtira qe u shoqeruan me humbjen e nenes se tij, tashme jane lene pas nga futbollisti brazilian Hygor Guimaraes Goncalves qe eshte i detyruar te shohe perpara.

Dhe ne fakt ka momente qe e kane bere ate te filloje t’i harroje dhimbjet dhe nje moment te tille e ka kaluar pikerisht sot kur ka patur nje moment te veçante te jetes se tij.

Mesfushori brazilian ka mbushur 30 vjeç dhe kete moment ka dashur ta ndaje me familjaret dhe miqte e tij. Nje moment ky qe padyshim e ka bere te ndihet mire dhe ai do te vazhdoje te shohe perpara.

Nga ana tjeter, Hygor ka vijuar çdo dite stervitjen me nje pergatites atletik dhe duket se forma e tij eshte e mire. Por nderkohe nga sa eshte bere e ditur, ai nuk do te bashkohet me ekipin e Vllaznise kete jave, por javen tjeter.

Kete e ka deklaruar diten e sotme trajneri Jonuz kur tha se braziliani vjen pas 10 ditesh. Por atehere i bie qe te jete vetem nje jave para ndeshjes me Flamurtarin dhe te gjithe presin qe forma e tij te jete e duhura ne menyre qe te luaje menjehere ne formacion.
www.shkodrasport.com